FUSHE Kruje – Katër persona u plagosën rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në mëngjes në rrugën Fushë-Krujë-Milot.
Policia tha se një mjet Benz me targa Laçi u përplas me automjetin Volksvagen me targa të huaja që drejtohej nga një efektiv policie.
Policia njoftoi se katër personba u plagosën si pasojë e përplasjes së ndodhur në afërsi të fshatit Derven.
Të plagosurit mësohet se kanë qenë pasagjerë në makinën e drejtuar nga efektivi i policisë.
Ata u dërguan në spitalin ushtarak ndërsa policia po kryen hetimin e rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti.
Shkak besohet se ka qenë humbja e drejtimit të mjetit nga drejtuesi i Benzit i cili ka dalë në korsinë e kundër të krahut të lëvizjes së së tij. (Lajmifundit)







