TIRANE – Lajmifundit – Psë persona janë arrestuar nga policia shqiptare me akuzën e trafikimit të veprave të artit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së shtetit arrestimi i pesë personave të dyshuar është bërë gjatë aksionit të koduar me emrin “Dera e Mbyllur”.
Gjatë këtij aksioni është bërë arrestimi i shtetasve:
1. Ilir Ali Kera, vjeç 36.
2. Reshit Fetah Hyseni, vjeç 29.
3. Nebi Idriz Guracaku, vjeç 49.
4. Gramos Asllan Poshja, vjeç 34.
5. Armand Sami Meta, vjeç 26. të gjithë me banim në rrethin e Elbasanit.
Policia ka njoftuar se arrestimi i pesë personave u bë i mundur në sajë të një pune të mirëorganizuar dhe një hetimi të vazhdueshëm të kryer nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan.
Në momentin e arrestimit të këtyre shtetasve, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale, i sendeve me vlera kulturore, pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare, përkatësisht:
1. Një këmbanë kishe me peshë 50 Kg e gdhendur në material bronzi për të cilën mendohet se i përket vitit 1700.
2. Tre piktura të gdhendura në material bakër me përmasa të ndryshme, që mendohet se mund të jenë të viteve 1700-1800.
3. Një ikone kishe.
4. Si dhe sende dhe objekte antike të ndryshme të gdhendura në material sermi, të cilat janë vepra arti e kulture në formë monedhe, që i përkasin pasurisë kombëtare.
Këta shtetas sendet e mësipërme po përpiqeshin t’i trafikonin për shitje në shtetin e Maqedonisë, kundrejt shumës 20.000 Euro, prova këto të siguruara në rrugë ligjore.
Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu:
- shuma prej 128.000 lekë të reja dhe 300 euro,
- 2 armë gjahu teke që mbaheshin prej tyre pa leje,
- 2 automjete të tipit Benz Mercedes me targa EL 3593 C dhe EL 9811 B të cilët i përkasin autorëve të kësaj vepre penale,
- si dhe 5 aparate celularë.
Ndaj shtetasve të mësipërm është marrë masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të “Trafikimit të veprave të artit dhe kulturës” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 138/a/2 i Kodit Penal.







