DURRES – Lajmifundit – Tre persona u arrestuan sot nga policia e Durrësit pasi kanë tentuar të
realizojnë hyrjen në Shqipëri përmes portit, të disa automjeteve të vjedhura jashtë vendit.
Pas konstatimit të dokumenteve false që shoqëronin automjetet, policia arrestoi 34-vjeçarin Fisnik Halili nga Kosova me banim në Kirchheimer, Gjermani.
Sipas policisë, ky person u ndalua pasi tentoi futjen në Shqipëri të automjetit tip Volksvagen Cady, me targa ES 069137".
Policia ka bërë me dije se i arrestuari që nga viti 2005 e deri tani ka përdorur të njëjtat targa për të futur në Shqipëri automjete të ndryshme.
Ndërkohë policia ka nisur procedim penal në ngarkim të shtetasit me iniciale S.V, 59 vjeç, banues në Komunën Xhafzotaj.
Sipas uniformave blu, ai fajësohet për mjetin traktor tip Fiat, me targa PR20414, i cili ka hyrë në proces zhdoganimi ndërkohë që ishte vjedhur në Suedi nëntë vite më parë.
Sipas policisë, personi i tretë i hëtuar për futjen në Shqipëri të automjeteve të vjedhura jashtë vendit është shtetasi me iniciale I.N., 41 vjeç, lindur e banues ne Kullë Sukth, në Durrës.
Policia tha se ky person u mor në hetim për shkak se gjatë shqyrtimit të dokumenteve të triçiklit APE 50 (Piaggio), pa targa, ka rezultuar se mjeti ishte vjedhur në Itali.







