Wednesday, Sep 08th

Last update:12:07:47 AM GMT

You are here: Aktualitet Rrethe Korçë, shpëtohet jeta e 74-vjeçarit, u gjet i vetëvarur në banesë

Korçë, shpëtohet jeta e 74-vjeçarit, u gjet i vetëvarur në banesë

E-mail Print PDF
Korçë, shpëtohet jeta e 74-vjeçarit, u gjet i vetëvarur në banesë

KORÇE – Një person i vetëvarur është arritur të shpëtohet nga policia e Korçës falë ndërhyrjes së shpejtë e cila ka mundësuar dërgimin e të dëmtuarit në spital dhe shpëtimin e jetës së tij.

Burime zyrtare të policisë së Korçës, thanë sot se në fshatin Kamenice te rrethit te Korçës , është gjetur i vetvarur ne ambjentet e baneses se tij shtetasi S.M dtl.08.07.1936.

Policia vuri në dukje se ky shtetas, ndodhet i shtruar ne spitalin e qytetit Korçë jashte rrezikut per jeten pasi ka mare ndihmen mjeksore.

“Ky shtetas vuan prej 4-vjetesh nga depresioni nervor”, sqaruan hetuesit e policisë.

Sipas tyre në momentin kur është gjetur i vetëvarur, i moshuari ndodhej në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e bllokimit të frymëmarrjes megjithatë ndihma e mjekëve ka dhënë efekt duke i shpëtuar jetën.