TIRANE – Prokurorë, gjyqtarë dhe avokatë të dosjes “Gërdeci” zhvilluan sot eksperimentimin e kraterit të shpërthimit
në zonën e Gërdecit në Vorë, pas vendimit të togave të zeza javën e kaluar për ekspertimin e mbetetjeve të karrocës e cila dyshohet se shkaktoi shpërthimin e fabrikës së municioneve.
Mbetjet e karrocës metalike e cila përdorej për transportimin e barutit janë gjetur nga forcat e ushtrisë në 8 janar 2010 ndërsa prokuroria i paraqiti ato si prova pasi në gjykatën e Tiranës filloi procedi gjyqësor.
Në këto kushte, gjykata vendosi të dërgojë në Gërdec për kqyrjen e vendit të ngjarjes, anëtarë të trupit gjykues, prokurorët e akuzës dhe avokatët e të pandehurve.
Ata zhvilluan sot një seancë të përbashkët kqyrje në kraterin e shpërthimit.
Gjykata (prokurorë, avokatë, ekspertë dhe gjyqtarë) si dhe katër oficerë të policisë gjyqësore kanë marrë në vendin e shpërthimit sot mostra të karrocës të cilat do të verifikohen me pjesën tjetër të saj për të konfirmuar nëse është fjala për të njëjtin material metalik.
Sipas akt-ekspertimit paraprak të Prokurorisë së Përgjithshme, shpërthimi në Gërdec ndodhi për shkak se karroca që transportonte barutin, u dëmtua dhe u dërgua të saldohej në banesën e Qemal Deliut e cila ndodhej pranë fabrikës së demontimit të municioneve.
Pas kësaj, karroca është përdorur e nxehtë për vendosjen e barutit duke shkaktuar flakët e para që aktivizuan shpërthimet masive të cilat u shkaktuan vdekjen 26 personave, plagosen mbi 300 të tjerë si dhe dëmtuan 5 mijë banesa të zonës.
Per shkak te eksperimentit, seanca e radhes në gjykatën e Tiranës për dosjen Gërdeci, nuk është zhvilluar ditën e sotme. (Lajmifundit)







