TIRANE – Lajmifundit – Dy aksidente të rënda rrugore me pasojë vdekjen e dy personave kanë ndodhur gjatë 24 orëve
të fundit në Tiranë.
Sipas policisë, dje në mesditë nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Aksidenteve u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Shkëlqim Tofik Kosiqi, 47 vjec, banues në Kamëz.
Ky shtetas dje rreth orës 11.00’, duke drejtuar automjetin furgoçinë “Volzvagen”, me targë AZ 736 AC , në rrugën qëndër Kamëz - Institutin Bujqësor, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësore Gjyslime Demir Lamaj, e vitl.1936, banuese në Bathore, e cila në momentin e aksidentit po kalonte rrugën nga trotuari i djathtë i rrugës për tek trafikndarësi.
Ndërkohë mbrëmë, rreth orës 23.00 në segmentin rrugor Tiranë Durrrës ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi maqedonas Iniz Ajeti, 47 vjec, lindur dhe banues në Gajre, Tetovë Maqedoni.
47 - Vjecari, duke drejtuar automjetin veturë tip “Pezho“, me targa TE 996 DF, në autostradën Vorë – Tiranë, dysohet se si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, është rrëzuar në kanal në krahun e djathtë të rrugës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.







