Friday, Sep 03rd

Last update:10:52:27 PM GMT

You are here: Kreu Lajmi i fundit Policia: 19 njerëz të ekzekutuar në varrezën masive të Dajtit

Policia: 19 njerëz të ekzekutuar në varrezën masive të Dajtit

E-mail Print PDF
Policia: 19 njerëz të ekzekutuar në varrezën masive të Dajtit

TIRANE – Policia e kryeqytetit shpërndau një deklaratë zyrtare sot në mbrëmje në të cilën njofton se të afërm të personave të ekzekutuar nga regjimi komunist, kanë gjetur një varrezë masive në zonën e Dajtit, ku mdohet se janë groposur rreth 19 persona.
“Në lidhje me disa eshtra të gjetura dhe të dorëzuara në Institutin e Mjekësisë Ligjore nga familjarë të viktimave të Regjimit Komunist, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sqaron opinionin publik se:
Eshtrat janë gjetur nga familjarë, në një luginë në fshatin Qerret Komuna Dajt, në afërsi të vendstrehimit për kohë lufte të Ish Komitetit Ekzekutiv Tiranë”, tha policia në deklaratën e saj.
Sipas Drejorisë së Policisë Tiranë, në kqyrjen e vendit të gjetjes së këtyre eshtrave, përveç eshtrave të gjetura nga famijarët, sot më datë 8 shkurt 2010 u gjetën edhe një kafkë njeriu, e cila u dërgua  për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Burimet e policisë sqarojnë se për hetimin e ngjarjes, janë pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit, pjesëtarë të familjeve të viktimave të ish-Rregjimit Komunist, që kanë bërë kërkime për gjetjen e të afërmëve të tyre të pushkatuar.
“Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, vazhdon puna për kqyrjen e të gjithave eshtrave dhe mbetjen kockore, të cilat ndodhen në Morgun e Tiranës”, vijon deklarata.
Sipas saj, po vazhdon puna, për kryerjen e të gjitha ekzaminimeve kriminalistike, mjekoligjore dhe antopologjike, për identifikimin e tyre.
Policia thotë se nga deklarimet paraprake, bëhet fjalë për skeletet e 19 –të personave të ekzekutuar në periudha të ndryshme në kohën e  Regjimit Komunist. (Lajmifundit)