Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Kreu Lajmi i fundit Withers: Ina Rama është penguar nga presionet politike

Withers: Ina Rama është penguar nga presionet politike

E-mail Print PDF
Withers: Ina Rama ëshë penguar nga presionet politike

TIRANE – Ambasadori Amerikan në Tiranë John Withers tha sot se prokuroria shqiptare dhe drejtuesja e saj Ina Rama,

janë përballur me presione politike në punën e tyre gjatë disa hetimeve penale.
Diplomati amerikan e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi të zhvilluar në Prokurorinë e Tiranës me praninë e kryeprokurores dhe një delegacioni të Task Forcës malazeze.
Ambasadori amerikan vlerësoi punën e bërë nga Ina Rama ndërsa tha se ajo ëshgtë ndeshur në presione politike gjatë hetimeve për persona me imunitet.
Sipas diplomatit të SHBA, presionet politike ndaj prokurorisë kanë ardhur nga të dy krahët.
Ambasadori tha më tej se politika duhet të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur.
“Janë ndeshur disa raste pengesash lidhur me imunitetin, kanë qenë pengesa me qëllim për të anuar nga ana tjetër", tha ambasadori amerikan në Tiranë.
Ai shtoi se detyra e prokurorit, nuk është e lehtë në asnjë vend dhe Ina Rama ka treguar se ka punuar me përkushtim.  (Lajmifundit)