TIRANE – Është mbyllur pak minuta më parë séanca e radhës në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohen
nismat e Partisë Socialiste për ndryshimet ligjore për hetimin e zgjedhjeve dhe ngritjen e një komisioni parlamentar.
Komisioni vendosi të diskutojë përsëri në fillim të javës së ardhshme, ditën e hënë, nismat e depozituara nga Partia Socialiste. Ne seancen e 15 marsit Komisioni do te mbaje nje tjeter diskutim vetem tri dite para kalimit te nismave ne seance plenare cka eshte parashikuar te ndodhe me 18 mars 2010.
Seanca e sotme u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës, të cilët nuk ndryshojnë qëndrimet e tyre në lidhje me hetimin e zgjedhjeve.
Deputetët e maxhorancës, i konsideruan nismat e Partisë Socialiste antikushtetuese duke thënë se ato tentojnë të dalin mbi Kushtetutën dhe vendimet e gjykatave.
Deputetët socialist deklaruan ndërkohë se miratimi i nismave të paraqitura nga opozita, do ti japë fund krizës politike në vend.
Artikulli i ora: 12:55
Kutitë, seanca e fundit në Komision, PS: Qeveria kundër Kushtetutës
TIRANE – Komisioni Parlamentar i Ligjeve po zhvillon sot seancën e fundit të diskutimeve mbi propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve dhe ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për hapjen e kutive të votimit.
Deputetja Socialiste Vasilika Hysi, than ë fjalën e saj sot në Komisionin e Ligjeve, se mazhoranca po shprehet kundër transparencës së zgjedhjeve.
Sipas deputetes Vasilika Hysi, pengesa e mazhorancës për mos-hapjen e kutive bie ndesh me Kushtetuën e cila njeh të drejtën e opozitës për hetim dhe për transparencë. (Lajmifundit)







