TIRANE – Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën për liberalizimin e vizave. Me votim elektronik,
dokumenti i propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike mori gjithsej 127 vota pro (asnjë kundër, asnjë abstenim), përfshi këtu edhe deputetët e opozitës të cilët ishin prezentë në sallën e Kuvendit dhe deklaruan mbështetjen e tyre për këtë iniciativë.
Më parë ata kishin kërkuar përfshirjen në rezolutë, të disa kritikave ndaj qeverisë, përfshi problemet me dokumentet e identifikimit dhe procesin e zgjedhjeve. (Lajmifundit)
Vizat, ja projektrezoluta e PD, opozita: Të përfshihen kritikat ndaj Qeverisë