Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Kreu Lajmi i fundit Gjykata e Lartë e Kushtetuesja, PD “hap dosjet” e kandidatëve të Topit

Gjykata e Lartë e Kushtetuesja, PD “hap dosjet” e kandidatëve të Topit

E-mail Print PDF
Gjykata e Lartë e Kushtetuesja, PD “hap dosjet” e kandidatëve të Topit

TIRANE – Lajmifundit - Partia Demokratike ka vendosur të kalojë në skaner të gkjithë kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës Bamit Topi për emërim në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka thënë sot në komisionin parlamentar se tani e tutje sa herë që Presidenti propozon emërimin e një kandidati, Parlamentit duhet ti dërgohet një CV e gjerë në lidhje me karrierën e të dekretuarit.
Këtë sipas deputetëve të PD, duhet ta bëjë Kuvendi i cili duhet të krijojë dosje më vete për secilin kandidat. 
“Duhet të na vihen në dispozicion ndoshta nga keshilltarët e komisionit ose strukturat e Kuvendit që të kemi një informacion më të plotë për secilin kandidat, jo vetëm të bazohemi tek CV-ja. Duhet të kemi një informacion më të mirë për secilin kandidat dhe të pregatitet ndoshta nga një dosje që do t`i shperndahet secilit anëtar të komisionit” tha deputeti i PD, Dashnor Sula.
Sipas deputetëve, Kuvendi duhet të ketë në dosje gjithçka mbi karrierën e kandidatëve, emërimet, arsimimin, notat në shkollë, specializimet dhe të dhëna të tjera.
Debatet për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në të cilat anëtarëve aktualë po u mbaron mandati, lindën për shkak të rrëzimit të kandidaturës së Vangjel Kostës dekretuar nga Presidenti për në gjykatën Kushtetuese.
Në komisionin Parlamentar gjatë seancës dëgjimore, Vangjel Kosta tha se nuk kishte marrë pjesë në vendime politike në kohën e diktaturës, ndërkohë që hetimi zbuloi se ai kishte dhënë dy vendime të tilla para vitit 1990.