TIRANE – Lajmifundit – Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka thënë sot se policia e shtetit nuk do të
kursejë asgjë për zbardhjen e vrasjes së deputetit të PS-së Fatmir Xhindi i ekzekutuar vitin që shkoi më 2 maj 2009 në derën e shtëpisë së tij në Roskovëc të Fierit.
“Grupi hetimor është i përbashkët me prokurorinë, përfshin resurset më të mëdha që ka policia e shtetit. Janë bërë katër analiza që nga muaji janar dhe janë marrë në shqyrtim elementët e rinj”, tha ministri Basha duke folur për hetimet lidhur me vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi.
“S1ka burim njerëzor dhe financiar të kursyer për këtë hetim. Shpresojmë të na çojë tek verifikimi dhe kapja e autorit. Besoj se siç kemi bërë deri do vazhdojmë të mos kursejmë asgjë për këtë çështje”, është shprehur Ministri.







