TIRANE – Lajmifundit – Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të PS-së Edi Rama të pranojë paketën e zgjidhjes së krizës politike të ofruar nga
maxhoranca.
Deklarata është bërë në një kohë kur po afron përfundimi i afatit 2-javor të vendosur nga krerët e grupeve parlamentare të Parlamentit Europian të cilët thirrën në një darkë negociatash dy javë më parë në Strasburg Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës Edi Rama.
“Ftoj Ramën me realizëm dhe në intersat më të mira të partisë që përfaqëson të mos refuzojë paketën e ofertës së maxhorancës e cila udhëhiqet fund e krye nga respekti i palëkundur për opozitën. Cilido që e shqyrton kostaton se kjo maxhorancë nuk ka asnjë detyrim ligjor për asnjë nga premtimet në këtë paketë por e bën në interesin më të mirë të vendit”.
Fjala është për marrjen e drejtimit të Komisionit Hetimor Parlamentar nga opozita dhe shqyrtimin e materialeve zgjedhore pa hapur kutitë e votimit.
Kështu është shprehur kryeministri Berisha në prononcim për median pas pjesëmarrjes në samitin e Sarajevës që yhvilloi punimet ditën e djeshme me praninë e zyrtarëve të lartë të BE-së dhe vendeve rë Europës Juglindore.







