Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Kreu Lajmi i fundit Vajza 19 vjeçe lë shkollën nga sëmundja, familja s`ka para për operacionin

Vajza 19 vjeçe lë shkollën nga sëmundja, familja s`ka para për operacionin

E-mail Print PDF
Vajza 19 vjeçe lë shkollën nga sëmundja, familja s`ka para për operacionin

LUSHNJE – Lajmifundit – Studentja 19-vjeçare Edmira Dushi, kërkon ndihmë me apelin njerëzor: Dua të jtoj edhe unë!
Prej katër muajsh vajza e re ka ndërprerë studimet në Universitetin e Elbasanit ndërsa po lufton me një sëmundje të rëndë në veshka.
Me lotë në sy, prindërit e saj pohojnë se nuk kanë mundësi financiare të përballojnë operacionin.
Vajza ndodhet në shtëpinë e saj në Zhelizhan të Lushnjës, në rregjim shtrati. Mjekët i kanë thënë se operacioni mund ti shpëtojë jetën por fatura e ndërhyrjes është e pa përballueshme për familjen e saj.
“Bëjmë thirrje të na ndihmoni për një transplant, pasi pa transplant vajza jonë nuk ka shpëtim”, deklaroi sot Viktor Dushi, babai i vajzës.
Nëna e vajzës, Besia me lot në sy kërkon ndihmë ndërsa thotë se 15 milionë lekë sa kushton operacioni janë një shumë e pa arritshme nga familja e varfër.
Shumë nxënës të shkollës dhe mësues, të njohur të 19-vjeçares kanë dhënë sot kontributin e tyre financiar për të ndihmuar Edmirën.
“Edhe unë dua të jetoj sepse kam ëndrra për jetën time. Dua ndihmë, dikush të më ndihmojë”, është apeli i saj.