Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Kreu Lajmi i fundit Debat për vizat në Kuvend, Balla: BE ka rezerva. Berisha: Arritje historike

Debat për vizat në Kuvend, Balla: BE ka rezerva. Berisha: Arritje historike

E-mail Print PDF
Debat për vizat në Kuvend, Balla: BE ka rezerva. Berisha: Arritje historike

TIRANE – Lajmifundit – Maxhoranca dhe opozita debatuan sot për çështjen e liberalizimit të vizave në minutazhin e diskutimit të lirë në seancën plenare të Parlamentit.
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka thënë se megjithë rekomandimin për heqjen e vizave nga Kolegji i Komisionerëve, BE ka mjaft rezerva për Shqipërinë.
Në përgjigje të disa deklaratave të Ministres së Integrimit Majlinda Bregu e cila tha se opozita në Shqipëri po i shtrembëron deklaratat e BE-së, Taulant Balla tha se “opozita i ka lexuar shumë mirë deklaratat e BE-së.
Balla tha se pak orë më parë në takimin e Luksemburgut të Ministrave të Brendshëm të BE-së, është theksuar se ka rezerva në lidhje me kohën kur do të hiqen vizat me Shqipërinë.
Deputeti i PS, Taulant Balla e konsideroi ministren e Integrimit si arrogante me deklaratat dhe veprimet e saj.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Berisha.
“Pëshëndes vendimet historike në këto ditët e fundit” tha Kryeministri duke iu referuar rekomandimit për heqjen e vizave.
Berisha nënvizoi se vendimet janë një arritje e një rëndësie të jashtëzakonshme pasi përbëjnë një vlerësim të ndershëm dhe objektiv mbi përpjeket e shqiptarëve për plotësimin e kritereve.