Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Kreu Lajmi i fundit Drejtori i Përgjithshëm i KESH, dorëhiqet Stojku, emërohet Zeqo

Drejtori i Përgjithshëm i KESH, dorëhiqet Stojku, emërohet Zeqo

E-mail Print PDF
Drejtori i Përgjithshëm i KESH, dorëhiqet Stojku, emërohet Zeqo

TIRANE – Lajmifundit – Drejtori i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare Muharrem Stojku i ka paraqitur dorëheqjen sot Ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti.
Lajmi u bë i ditur nga burime zyrtare të mirënformuara të cilat thanë se vendimarrja e Ministrit në lidhje me dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të KESH-it Muharrem Stojku ka qenë zëvendësimi i menjëhershëm.
Shkaqet e dorëheqjes janë ende të paqarta megjithatë pritet një konfirmim zyrtar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës.
Muharrem Stojku mori drejtimin e KESH-it, në muajt e fundit të vitit 2009 duke zënë vendin e drejtorit të mëparshëm Gjergj Bojaxhiu.
Pas dorëheqjes së Muharrem Stojkut në drejtimin e KESH-it, Engjell Zeqo është emëruar në këtë funskion nga Ministri i Energjitikës.