Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Leterme do të nënshkruajnë marrëveshjen “ndërmjet Mbretërisë së Belgjikës dhe Republikës së Shqipërisë mbi transferimin e personave të dënuar” dhe do të japin një konferencë të përbashkët për media.
Gjatë vizitës në Bruksel, Kryeministri Berisha do të pritet në takim nga Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve z. André Flahaut dhe zv/presidenti i Senatit z. Armand De Decker. Në përfundim të takimit Kryeministri Berisha do të firmosë në librin e artë të Parlamentit.
Kryeministri Berisha do të pritet në një takim të veçantë edhe nga kryetari i Bashkisë së Brukselit z. Freddy Thielemans.








