Wednesday, Sep 08th

Last update:12:07:47 AM GMT

You are here: Kreu Lajmi i fundit Godo: Sulmet e PD ndaj Topit, të gabuara, po sillen si me Moisiun

Godo: Sulmet e PD ndaj Topit, të gabuara, po sillen si me Moisiun

E-mail Print PDF

TIRANE – Presidenti i nderit i Partisë republikane, Sabri Godo, është shprehur kundër

sulmeve që Partia Demokratike ka bërë së fundi në adresë të Presidentit të Republikës Baamir Topi për çështjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. 
Godo i ka konsideruar absurde dhe të nxituara deklaratat e PD, sipas të cilave Presidenti ka shkelur Kushtetutën.
"E njëjta praktike është përdorur dhe në rastin e presidentit Moisiu, i cili qëndroi 2 muaj më shumë ne detyre, deri në zëvendësimin e tij, por askush nuk deklaroi se u shkel kushtetuta," ka thënë godo për Vizion plus.
Sipas Godos, akuzat kanë një prapavijë të qartë pasi palët presin të zënë në gabim njëra-tjetrën.
"E kanë një prapavijë, se po të mos ishin këto tendenca, nuk do kishte pasur probleme të tilla," ka pohuar Godo duke thënë se presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se anëtarët e Gjykatës së Kushtetuese qëndrojnë në detyrë deri në zëvendësimin e tyre.
Godo nënvizon se presidenti duhet të fillojë konsultimet që tani me përfaqësuesit e grupeve parlamentare për të evituar një ngërç të mundshëm që do të krijohej nga rrëzimi i dekreteve të tij për Gjykatën Kushtetuese.