Rrezarta, vajza nga Kosova, eleminohet nga spektakli Big Brother Albania. Ajo ka lënë shtëpinë mbrëmjen e djeshme pas televotimit javor.
Eleminimi i vajzës nga Kosova nuk është pritur mirë dje nga id ashuri i saj Miri ndërsa në spektaklin e të shtunës morën pjesë edhe Ambasadori amerikan, John Uithers, dhe ai holandez, Henk Van Den Dool, kane marre pjese ne spektaklin e mbremshem.
Ata kane shprehur mbeshtetjen e tyre ndaj Klodit, duke e pergezuar per guximin qe pati ndersa shprehu hapur dy jave me pare prirjen e tij seksuale.
“Edhe nje here Klodi ka qene ne qender te vemendjes. Ne studio, mbremjen e djeshme ka qene e ftuar mamaja e tij. Por ajo nuk ka qene e vetme. Bashke me te ka marre pjese edhe ambasadori amerikan, John Uithers, si dhe ai holandez, Henk Van Den Dool. Arbana u ka thene banoreve se Vellai i Madh u ka dhene mundesine per te shprehur mendimin e tyre ne lidhje me nje ceshtje delikate qe ka te beje me protestat e lezhjaneve kunder Klodit dhe lajmeve qe kane ziere jashte shtepise se “Big Brother”.
Deklarata qe beri Klodi dy jave me pare, ka pasur nje jehone te madhe ne shtyp dhe ne opinionin publik. Permes nje klipi, nena e Klodit i jep atij mbeshtetje, force dhe kuraje, duke i shprehur dashurine e saj te madhe prej nene. Ai i thote se e do shume dhe se eshte e vetmja femer qe do te doje gjithe jeten. Ambasadori holandez, Henk Van Den Dool, ne mesazhin e tij derguar publikut, tha se dje ai ka derguar nje leter te gjate te hapur per publikun dhe shpreson qe ajo t’i jape force nenes se Klodit.
“Une u preka shume prej letres se Klodit. Ka qene akt i nje guximi te madh nga ana e tij dhe e pergezoj nenen e Klodit qe ka rritur nje djale si ai. Dashuria per njeri-tjetrin do te jete me e forte tani dhe do te arrije te kaperceje te gjitha pengesat. Ne jemi ketu sepse besojme te djali juaj dhe t’ju themi se do ju mbeshtesim ne cdo hap”, u shpreh ambasadori amerikan, John Uithers.







