Ka nisur puna për ndëtimin e nje muzeu dedikuar trashëgimisë së këngëtarit të konsideruar “Mbreti i Popit” Michael Jackson.
Muzeu do të jetë në qytetin e tij të lindjes mund të fillojë vitin e ardhshëm, njoftuan autoritetet zyrtare të cilat thanë se puna për projektin tashmë ka filluar.
Projekti, i cili pritet të kushtojë 300 milionë dollarë, do të tërheqë 750 000 vizitorë në vit në qytetin Gary, në Indiana.
“Kjo është diçka që familja ime dhe Michael e kanë kërkuar gjithmonë. Ne po sjellim diçka prapa”, ka thënë babai i këngëtarit, Joe Jackson.
Vizita e fundit e Jacksonit në qytet ishte në vitin 2003 për të biseduar për planin e muzeut.







