Oktopodi Paul sot ka zgjedhur kutinë me flamurin spanjoll dhe në këtë mënyrë ka dhënë parashikimin e tij për renditjen e kësaj kombëtareje në
finale, duke i lënë gjermanët në panik.
Oktopodi Paul ka pasur parashikime të sakta në pesë ndeshjet e deritashme të Gjermanisë në Botërorin e Afrikës së Jugut, kurse në Euro 2008 parashikimin e vetëm të pasaktë e dha pikërisht për ndeshjen finale ndërmjet Gjermanisë dhe Spanjës.
Ndeshja gjysmëfinale ndërmjet gjermanëve dhe spanjollëve do të zhvillohet të mërkurën në orën 20:30.







