Wednesday, Sep 08th

Last update:11:50:55 PM GMT

You are here: Kulture Kulture Shtohen spekulimet mbi dasmën e Chelsea Clinton.

Shtohen spekulimet mbi dasmën e Chelsea Clinton.

E-mail Print PDF

New York -(lajmifundit)-Një qytet piktoresk, New York duket të jetë energjik dhe i gatshëm për momentet finale të numërimit për samën e Chelsea Clinton. Ish vajza e parë e SHBA-së, tashmë 30 vjece, pritet të martohet me bankierin e investimeve Mark Mezvinsky, 32, të shtunën në Rhinebeck. Duke qënë se Clinton’s janë ish familje e parë e shteteve të bashkuara, detajet e dasmës së ardhshme konsiderohen si sekrete shtetërore, duke bërë që të mos ketë ndonjë informacion. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se kohët e fundit ajo është "nën urdhëra të rrepta duke mos folur për këtë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe pë rata që janë të përfshirë në procesin e  planifikimit të dasmës. Edhe shitësit e produkteve apo shërbimeve që lidhen me këtë ngjarje duket të jenë gojëmbyllur. Madje, një ndër kanalet më prestigjoze amerikane që shumë herë ka arritur të marrë informacione shumë të rëndësishme nuk po arrin të lokalizojë se ku do të zhvillohet dasma.

Fshehtësia dhe heshtja kanë ushqyer vetëm spekulime. Ajo që shihet janë shenjat e urimit të vendosura në dritaret e shtëpive në Rhinebeck, një lokalitet me 4000 banorë. Dasma shihet si një mundësi shumë e mirë që fluksi I vizitorëve të nivelit të lartë të ndikojnë në rritjen e ekonomisë lokale.

Mediat lokale kanë paraqitur në faqet e tyre aludimet se çifti do të martohet në Astor Courts, një ambient ky që I përkiste shtresës së lartë dhe që është ndërtuar më shumë se një shekull më parë përgjatë lumit Hudson.
Bazuar në të dhënat e bëra publike, ndërtimi i Beaux Art ishte një nga ndërtesat e fundit projektuar nga arkitekti i njohur amerikan Stanford White. 

Lynn Lobotsky, një luleshitës lokal, thotë se kohët e fundit janë parë ekipe që punojnë gjatë tërë kohës në riparimin e një muri që të con drejt Beaux Art.


Për të shtuar më tepër mjegull në spekulimet egzistuese, Administrata Amerikane e hapësirës Ajrore ka deklaruar se hapësira ajrore rreth Rhinebeck do jetë zonë e ndaluar për të shtunën dhe të dielën. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs tha se “presidenti, Barack Obama nuk do të marrë pjesë në dasmë.”