Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Kulture VIP SHBA, divorcohet pas 40 vitesh martese, ish-kandidati për President Al Gor

SHBA, divorcohet pas 40 vitesh martese, ish-kandidati për President Al Gor

E-mail Print PDF
SHBA, divorcohet pas 40 vitesh martese, ish-kandidati për President Al Gor

Raportet nga Shtetet e Bashkuara thonë se ish nënpresidenti Al Gor dhe bashkëshortja e tij Tiper planifikojnë të divorcohen pas 40 vjet martese.

Një e afërt e familjes Gor, Keli Kraider, i konfirmoi raportet, duke thënë se bashkëshortët u kanë bërë thirrje njerëzve që t’u respektohet privatësia e tyre.

Al Gor ishte nënpresident i Bill Klintonit, dhe pastaj bëri një përpjekje të pasuksesshme për presidencën kundër Xhorxh Bushit në vitin 2000.

Më vonë, në vitin 2007, Al Gor e fitoi Çmimin Nobel për Paqe për ngritjen e vetëdijes mbi pasojat nga ndryshimet klimatike.