Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Kulture VIP Adelina Ismajli: Mia, këngëtarja serbe më ka vjedhur klipin

Adelina Ismajli: Mia, këngëtarja serbe më ka vjedhur klipin

E-mail Print PDF
Adelina Ismajli: Mia, këngëtarja serbe më ka vjedhur klipin

Këngëtarja serbe Mia Borisavljeviq kopjon stylingun e Adelina Ismailit, në videoklipin e saj më të ri”. Ky denoncim është bërë nga vetë këngëtarja shqiptare Adelina nëpërmjet faqes së saj në Facebook.
Adelina e indinjuar sjell dhe imazhet sesi stilin sipas saj unik, e ka kopjuar dhe e ka përdorur për imazh serbja Borisavljeviq në klipin e saj muzikor.
Në imazhe duket qartë qepalla flutur që ndodhet në imazhet e të dyja këngëtareve. Spoti i Adelinës, sipas vetë asaj ka dalë më parë në treg sesa kënga e Mias.
Kjo nuk është hera e parë kur këngëtarja shpreh shqetësimin e saj në rrjetet sociale.
Pak kohë më parë, Adelina denoncoiedhe çmimin r publikut në “Netët e klipit shqiptar” i cili i kaloi një këngëtareje tjetër shqiptare. Sipas Adelinës ky çmim u manipulua në momentin e fundit.