Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Kulture VIP Flamuri shqiptar ngrihet 6 mijë metra në lartësi në Kilomanxharo

Flamuri shqiptar ngrihet 6 mijë metra në lartësi në Kilomanxharo

E-mail Print PDF
Flamuri shqiptar ngrihet 6 mijë metra në lartësi në Kilomanxharo

Një grup alpinistësh shqiptarë kanë ngritur sot flamurin shqiptar në majën më të lartë të kontinentit Afrikan në Kilomanxharo.
Shtatë alpinistët e shoqatës "Dajti Alpino-Tuiristik", rreth orës 09:00 te mëngjesit të sotëm, 22 korrik 2010, kane arritur në lartësinë 6 mije metra mbi nivelin e detit pasi janë ngjitur në mal.
Nga kontrollet mjekësore është mësuar se disa prej alpinistëve kanë pasur probleme me frymëmarrjen për shkak të mungesës së oksigjenit në lartësinë e madhe mbi nivelin e detit.
Pasi janë ngritur në majën e Kilomanxharos, shtatë alpinistët kanë vendosur flamurin shqiptar në mal për disa minuta duke fiksuar në fotografi këto momente emocionuese.
E sotmja është ekspedita e trete që zhvillohet nga kjo shoqate pas Malit te Bardhe, si maja me e larte ne Evrope dhe Everestit, që konsiderohet si çatia e botes.
Grupi prej shtatë alpinistësh pritet te kthehen ne Shqipëri ne 27 korrik.