Wednesday, Sep 08th

Last update:12:07:47 AM GMT

You are here: Kulture VIP Vdekja e Michael Jackson, stafi mjekësor i shpëton ndjekjes penale

Vdekja e Michael Jackson, stafi mjekësor i shpëton ndjekjes penale

E-mail Print PDF

Los Angeles, California (CNN/lajmifundit) Asnjëri nga 7 mjekët dhe infermierja e ikonës së popit botëror Michal Jackson, të cilët ishin nën hetim nga organet e Kalifornisë, nuk do të përballen me ndonjë akuzë zyrtare, bëri të ditur dje zyra e prokurorit të përgjithshëm të Kalifornisë. Hetuesit nuk gjetën evidencë të mjaftueshme të kërkojnë precedimin penal të tyre për ndonjë gabim në trajtimin mjeksor që i ishte bërë Jackson, tha për mediat Christine Gasparac, zëdhënse e prokurorit të përgjithshëm Jerry Brown.

Megjithatë, një nga doktorët që ka bërë të mundur që ikona e popit të merrte ilace duke pretenduar se janë për një tjetër person, do të marrë masë disiplinore nga bordi I etikës dhe licensave të shtetit të Kalifornisë, tha Gasparac, duke mos e identifikuar se për kë bëhej fjalë.

Ajo shtoi se “Dr. Conrad Murray, I cili ishte mjeku personal i Jackson në kohën kur ai vdiq, nuk ka qënë pjesë e këtij hetimi”. Murray u akuzua më herët këtë vit për rolin e tij në këtë ngjarje që tronditi opinion botëror.

Një raport këshillues mbi autopsinë e Jackson solli në vëmëndje nivelet e larta të lorazepam, një përbërës I fuqishëm kundër dhimbjes dhe debulesës fizike, të cilat ishin gjendur në trupin e Jackson dhe që mendohet se mund të ketë luajtur rol në vështirësimin e procesit të frymëmarrjes.