Policia në Qipro lajmëroi se ka gjetur kufomën e vjedhur të ish presidentit, Tasos Papadopulos. Sipas policisë, kufoma e ish-kreut të shtetit është
kthyer pas pagesës së akorduar nga autoritetet për të gjithë ata që kishin dijeni rreth ngjarjes.
Trupi pa jetë i ish presidentit të Qipros ishte grabitur nga varri i tij më 11 dhjetori 2009, në prag të përvjetorit të parë të vdekjes.
Tasos Papadopulos ka qenë president i Qipros nga viti 2003 deri në vitin 2008. (Lajmifundit)







