Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Nderkombetare Bota Sulmi mbi anijet, nënpresidenti i SHBA: Izraeli ka të drejtë të mbrohet!!!

Sulmi mbi anijet, nënpresidenti i SHBA: Izraeli ka të drejtë të mbrohet!!!

E-mail Print PDF
Sulmi mbi anijet, nënpresidenti i SHBA: Izraeli ka të drejtë të mbrohet!!!

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhozef Bajden, ka deklaruar se Izraeli ka “të drejtë absolute” për mbrojtje dhe se duhet gjetur zgjidhje për situatën e rëndë në Gaza.

“Mendoj se Izraeli ka të drejtë absolute të shqetësohet për interesat e veta të sigurisë”, ka thënë zoti Bajden për televizionin amerikan Pi-Bi-Es (PBS).

“Mund të diskutohet nëse Izraeli është dashur ose jo t’i lëshojë njerëzit e vet në atë anije... por, e vërteta është se Izraeli ka të drejtë të dijë, sepse ata janë në luftë me Hamasin, nëse janë futur armë në Gaza”, ka thënë Bajden.

Nënpresidenti amerikan ka thënë se nuk duhet harruar as pësimet e palestinezëve.

“Ata janë në gjendje të rëndë. Duhet të bëjmë presion dhe ta nxisim Izraelin që t’u lejojë importin e materialeve për ndërtim në Gaza”, ka deklaruar nënpresidenti amerikan, Xhozef Bajden.