Serbia është kritikuar për shkak të dorëzimit të projektrezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ditën e mërkurë, njoftojnë agjensitë e lajmeve. Sipas një njoftimi të gazetës serbe "Blic", Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe SHBA nuk e kanë
mirëpritur dorëzimin e rezolutës për Kosovën, në të cilën kërkohet dialog i ri për Kosovën, por nuk kërkohet rihapje e bisedimeve për statusin. Burime diplomatike në Nju Jork bëjnë të ditur, se Britania e Madhe kishte paralajmëruar Serbinë, të mos e dorëzonte projektrezolutën. Për Gjermaninë, Francën dhe SHBA rezoluta nuk është rruga e duhur për zgjidhjen e problemeve territoriale. Fuqitë e Mëdha dhe SHBA i kanë bërë thirrje Serbisë të fillojë bisedimet teknike me Prishtinën.








