Prishtine – Identifikohen pesë nga gjashtë personat e vdekur në aksidentin e autobusit nga Kosova i cili u rrëzua në një
autostradë të Vjenës.
Sipas mediave kosovare, viktimat janë dy shoferë të autobusit, Dragan Mihajloviç nga Kamenica dhe Ismajl Pajaziti nga Ferizaj.
Në aksident kanë humbur jetën edhe tre pasagjerët, Sadik Dellova, Mehmet Shkodra dhe Bashkim Bytyçi.
Ende nuk bëhet i ditur emri i viktimës së gjashtë të ngjarjes tragjike.
Ministria e Jashtme e Kosovës në një deklaratë ka publikuar listën e të plagosurve në aksidentin me autobusin kosovar. Ngjarja ndodhi 22 km larg Vjenës, gjatë udhëtimit të mjetit me 42 pasagjerë për në Gjermani. (Lajmifundit)







