Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Nderkombetare Kosova Vjedhje me eksportin e librave, dy të arrestuar në Kosovë

Vjedhje me eksportin e librave, dy të arrestuar në Kosovë

E-mail Print PDF
Vjedhje me eksportin e librave, dy të arrestuar në Kosovë

PRISHTINE – Dy persona u arrestuan nga policia e Kosovës me akuzën e falsifikimit dhe abuzimeve me rimbursimin e TVSH-së së librave të eksportuar.
Hetuesit e Drejtorisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nga Njësia e hetimeve rajonale në Prishtinë me urdhër të Prokurorit të Qarkut kanë bërë arrestimin e dy personave të  dyshuar A. D. 1972 shtetas i Bosnjës dhe Kroacisë ( Dyshtetësi) dhe A. K. 1962 shtetas i Republikës së Kosovës,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë  kryer veprën penale Falsifikim i dokumentit zyrtar  dhe mashtrim në detyrë në bashkëpunim.
Arrestimi i personave të dyshuar është realizuar si vazhdimësi e hetimit të rastit disa javore në kërkim të provave dhe elementeve tjera të nevojshme për inicim të procedurës penale ndaj të dyshuarve për përfshirje në veprat  penale falsifikim i dokumentit zyrtar, mashtrim në detyrë dhe bashkëpunim.
Rrethanat e rastit janë se të dyshuarit e lartpërmendur  kanë arritur që në bashkëpunim dhe në mënyrë të kundërligjshme të falsifikojnë fatura dhe të njëjtat i kanë evidentuar në librat përkatës të blerjes dhe të shitjes në emër të firmës Grunaja-Suharekë, duke llogaritur tatimin në vlerën e shtuar –TVSH, me të cilën në mënyrë të pavërtetë dhe pa bazë juridike kanë llogaritur shumën e parave “të TVSH-se” të cilën me rastin e eksportit që ka bërë e ka realizuar rimbursimin  nga ana e ATK-duke  realizuar këto mjete dhe në emër të kësaj ka përfituar shumën prej 71.288,23 euro në dëm të buxhetit të Republikës së Kosovës.
Të gjitha faturat e blerjes për të cilat dyshohet se janë fictive, ato janë të përpiluara në emër të firmave që kanë selinë në pjesën veriore të Mitrovicës.
Pas konsultimit me prokurorin e prokurorisë së qarkut të dyshuarit janë  dërguar  në qendrën e paraburgimit ndërkohë që janë duke u përgatitur të gjitha procedurat penale ndaj tyre. (Lajmifundit)