Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Nderkombetare Kosova Vrasjet politike, Gjykata e Prishtinës liron të akuzuarin nga Nazim Bllaca

Vrasjet politike, Gjykata e Prishtinës liron të akuzuarin nga Nazim Bllaca

E-mail Print PDF
Vrasjet politike, Gjykata e Prishtinës liron të akuzuarin nga Nazim Bllaca

Prishtinë - Gjyqatari i EULEX-it, Francesko Florit në seancën dëgjimore që është mbajtur sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, i ka caktuar masën e paraqitjes në polici të dyshuarit, Shpresim Uka.
Shpresim Uka është njëri nga emrat e përmendur nga Nazim Bllaca, i cili veten dhe shumë persona të tjerë përfshirë edhe Ukën e ka paraqitur si ish- pjesëtarë të SHIK-ut.
Shpresim Uka me masën e caktuar sot është i detyruar që për çdo të hëne të paraqitet në polici për një muaj rresht.
Policia e EULEX-it kishte arrestuar të premten Shpresim Ukën, njërin nga emrat e përmendur nga Nazim Bllaca.
Zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes ka konfirmuar se është arrestuar një person, por ajo nuk dha detaje të mëtejshme.
I dyshuari doli ndërkohë sot para gjykatës e cila urdhërtoi lirimin e tij dhe ndjekjen në masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Menjëherë pas arrestimit, Shpresim Uka është marrë në pyetje në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga hetues të EULEX-it.
Shpresim Uka është i treti person që arrestohet pas bërjes publike të dëshmive të Nazim Bllacës, i cili pretenton se ka qenë punonjës i SHIK-ut të Kosovës dhe ka kryer vrasje e tentativa vrasjesh politike. (Lajmifundit)