Friday, Sep 03rd

Last update:10:52:27 PM GMT

You are here: Nderkombetare Kosova Hyseni: Nëse ndahet Kosova, ndahet edhe Ballkani

Hyseni: Nëse ndahet Kosova, ndahet edhe Ballkani

E-mail Print PDF
Hyseni: Nëse ndahet Kosova, ndahet edhe Ballkani

“Po të ketë ndarje, ndryshimi i kufijve nuk do të ndalet në Kosovë, por do ta përfshijë gjithë Ballkanin”, i ka thënë Radio Dukagjinit ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Skënder Hyseni.
“Kërkesa për ndarje nënkupton destabilizim të tërë rajonit”, ka vlerësuar shefi i diplomacisë kosovare. Ai ka pohuar se tema e ndarjes është lansuar nga Beogradi për të parë reagimet në Kosovë. “Nuk ka ndarje të Kosovës”, ka theksuar Hyseni, duke shtuar se ndarja do të nënkuptonte ndryshim të kufijve të gjithë Ballkanit.
Ministri ka fajësuar Beogradin që po e pengon integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. “Pengesat që Beogradi po i vendosë në rrugën e konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës rrjedhimisht po e pengojnë edhe integrimin e pjesës tjetër të Ballkanit në BE”.
Gjatë intervistës, ministri i Jashtëm Skënder Hyseni ka përmendur mundësinë që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të jetë neutral.
Ky qëndrim, sipas tij, do të ishte në të mirë të Kosovës. “Mendimi i Gjykatës do të jetë krejtësisht i paadresuar, neutral, që do me thënë në të mirë të Kosovës, sepse do të dalë pikërisht ajo që e kemi thënë. Pavarësia e Kosovës është çështje me të cilën Gjykata duhej të merrej fare”. (Lajmifundit)