Prishtine - UPDATE - Një tërmet i fortë u regjistrua pak minuta më parë në një pjesë të konsiderueshme të territorit të
Kosovës.
Lëkundjet sizmike e patën epiqendrën në Serbi diku në një zonë kufitare me Kosovën.
Sipas raportimeve zyrtare deri tani, mësohet se lëkundjet regjistruan pak çaste më parë magnitudën deri në 4.5 ballë të shkallës Rihter.
Lëkundjet u ndjenë deri në 2 kilometër në brendësi të kufirit shteteror kosovar.
Tronditjet u regjistruan në të gjithë territorin por më shumë forcë kishin në Mitrovicë. Rrjeti Sizmologjik të Kosovës tha se sot në ora 14:38 minuta, një tërmet me epiqendër gjashtë kilometra në juglindje të Istogut.
“Magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë Rihter, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë, sipas MCS-64 thellësia 5.2 km”, thotë deklarata e Zyrës së Sizmologjisë.
Sipas saj, tërmetin është ndier nga banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Istogut dhe tërë territori i Kosovës. Ende nuk dihet për dëme në njerëz dhe materiale”, thekson njoftimi i shpërndarë nga Zyra e Sizmologjisë.
Disa shkolla kane lejuar kthimin e nxenesve ne banesa para kohe nga frika e perseritjes se termetit.
Ende nuk ka raportime në lidhje me dëme apo pasoja të tjera nga ngjarja. (Lajmifundit)








