Melihate Tërmkolli ka paraqitur dorëheqje prej anëtares së kryesisë së LDK-së, ndërkohë që ka kërkuar edhe dorëheqjen komplet te kryesisë dhe të kryetarit të
LDK-së Fatmir Sejdiu.
Arsyet e dorëheqjes së saj janë humbjet e thella në dy palë zgjedhjet e fundit të LDK-së, të cilat sipas Tërmkolli për pasojë patën defaktorizimin e plotë të kësaj partie dhe dëmtimin e rëndë të interesave të vendit.
Ajo tha se jep dorëheqje prej anëtares së kryesisë, por vazhdon të jetë anëtare e LDK-së dhe kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së. (rtk)








