Shefi i misionit EULEX, Yves De Kermabon, ka deklaruar në Bruksel se “askush në Kosovë nuk mund të jetë mbi ligjin”.
Shefi i misionit EULEX, Yves De Kermabon, ka deklaruar në Bruksel se “askush në Kosovë nuk mund të jetë mbi ligjin” dhe me këtë ka hedhur poshtë shqetësimet e SHBA-ve dhe disa shteteve tjera perëndimore, se hetimet e nisura kundër anëtarëve të Qeverisë për korrupsion mund të destabilizojnë Kosovën.







