Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Nderkombetare Rajoni Protesta për Kosovën, delegacioni serb braktis Tiranën

Protesta për Kosovën, delegacioni serb braktis Tiranën

E-mail Print PDF
Protesta për Kosovën, delegacioni serb braktis Tiranën

TIRANE – Delegacioni serb pjesëmarrës në ministrialin e shtatë të Ballkanit Perëndimor që po zhvillon

punimet prej tri ditësh në Tiranë, shkaktoi një incident diplomatik duke u larguar nga salla menjëherë sapo mori fjalën Ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti.


Tre përfaqësuesit e Serbisë, lanë karriget bosh dje në mbrëmje në tavolinën e konferencës, menjëherë sapo u lajmërua se Ministri i Brendshëm i Kosovës, do të merrte fjalën.
Delegacioni serb kryesohej nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dadic.

Ai është larguar menjëherë nga salla ndërsa motivacioni zyrtar i argumentuar ka qenë kthimi në Serbi për drejtimin e hetimeve mbi një vrasje të rëndë të ndodhur atje.


Largimi i delegacionit është bërë në shenjë proteste dhe kundërshtimi të vazhdueshëm që Serbia po i bën realitetit të ri e të pakthyeshëm në Ballkan, me Kosovën shtet të pavarur të njohur nga numri më i madh i vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s. (lajmifundit)