Prokuroria për krime lufte në Serbi njofton se policia ka arrestuar nëntë ish paraushtarakë të akuzuar për vrasjen e rreth
200 shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
Prokurori Bruno Vekariç tha se gjithsej 26 trupa serbe akuzohen për masakrën e ndodhur në Qyshk të Kosovës në maj të vitit 1999.
Vekariç shtoi se shumë nga të akuzuarit jetojnë jashtë Serbisë. (rfe)








