domosdoshme por shumë e vonuar.
Sipas tij kjo tryezë bëri një xhiro deri në Strasburg dhe erdhi më pas në mes të Tiranës.
Diçka e tillë sipas Dules duhet të kishte ndodhur që prej 30 qershorit të vitit të shkuar dhe nuk kishte pse të mbërritej në këtë situatë.
Artikulli tjetër: 08 February 2010, ora 14:22
Kriza politike, ambasadori i SHBA, kokë më komë me Topin
TIRANE – Ambasadori amerikan në Shqipëri Xhon Uidhers zhvilloi sot një takim me Presidentin Bamir Topi në kuadër të bisedimeve për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Sipas burimeve zyrtare, taskimi u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa në object të bisedës kanë qenë diskutimet mbi tryezën e pritshme mes forcave politike për gjetjen e një kompromisi me qëllim kthimin e opozitës në Kuvend dhe plotësimin e kërkesave të saj për hetimin e zgjedhjeve.
Gjatë ditës së sotme, kreu i shtetit Bamir Topi ka zhvilluar takime edhe me ambasadorët e Spanjës, vendi që mban drejtimin e radhës së BE dhe me ambasadorin e Komisionit Europian në Tiranë.
Artikulli i mëparshëm: 08 February 2010 10:56
Presidenti Bamir Topi pritet të takojë sot ambasadorin Spanjoll Manuel Montobio dhe kreun e delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë Helmut Lohan në përpjekje për të gjetur zgjidhje për krizën politike.
Konsultimet me ndërkombëtarët vijnë pas takimeve që këta të fundit kanë patur individualisht me kreun e mazhorancës Sali Berisha dhe atë të opozitës Edi Rama.
Pritet që në vijin, Presidenti të kontaktojë edhe me përfaqësues të dy partive politike kryesore me qëllim uljen e tyre në tryezën e negociatave. (Lajmifundit)







