ZAGREB – Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ndodhet në Kroaci me vizitë zyrtare ku pritet të marrë pjesë sot në ceremoninë e betimit të presidentit
të sapozgjedhur kroat, Ivo Josipoviç.
Gjatë qëndrimit në Kroaci pritet që kreu i shtetit të zhvillojë një takim edhe me Komisionerin për Zgjerim në BE, Stefan Fule, me objekt diskutimi zgjidhjen e krizës politike shqiptare dhe çështjet që kanë të bëjnë me ecurinë e vendit në procesin e integrimit dhe liberalizimit të vizave.
Në ceremoninë e sotme të betimit të Presidentit Kroat, pritet të marrë pjesë edhe President ii Kosovës Fatmir Sejdiu, i ftuar në këtë eveniment.
Ndërkohë President ii Serbisë Boris Tadiç ka deklaruar se për shkak të pranisë se presidentit të Kosovës në këtë aktivitet, nuk do të marrë pjesë në betimin e kreut të shtetit kroat.
Presidenti i ri i Kroacisë erdhi në drejtimin e vendit pas një fushate kryefjala e të cilës ishte strategjia dhe një plan masash antikorrupsion. (Lajmifundit)







