Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Politika Politika Grupi “Blushi” para sfidës, në dilemë mes Kuvendit dhe bojkotit

Grupi “Blushi” para sfidës, në dilemë mes Kuvendit dhe bojkotit

E-mail Print PDF

Seanca e sotme parlamentare do të thellojë edhe më tej ndarjen brenda Partisë Socialiste. Grupi i deputetëve të Lëvizjes për

Mendimin Ndryshe (LMN) do të gjendet përpara një dileme në lidhje me aksionin politik. Ben Blushi, Kastriot Islami, Arben Malaj, Marko Bello dhe Andis Harasani do duhet të vendosin nëse do të ridalin nga seancat e Kuvendit për tu rikthyer në bojkot apo do të qëndrojnë brenda.

Grupi parlamentar në mbledhjen e djeshme të tij ra dakord që sot të kryhet betimi, depozitimi i dy nismave ligjore dhe të dilet nga séance deri në reflektimin e mazhorancës për të miratuar ngritjen e komisionit hetimor dhe hapjen e kutive të votimit.

Deri më tani grupi “Blushi” ka kundërshtuar këtë strategji por do duhet të japë prova nëse do të kundërshtojë vendimin e forumit apo do të respektojnë atë. Një qëndrim në seancat e parlamentit, pavarësisht vendimit të grupit parlamentar do t’i vendosë ata në pozita të vështira brenda Partisë Socialiste. (Lajmifundit)