Gjatë një vizite në Bruksel, Mirko Cvektoviç akuzoi disa agjenci turistike në Maqedoni për mashtrimin e qytetarëve dhe organizimin e udhëtimeve të tyre nga Maqedonia dhe nga Serbia me qëllim përfitimin e parave duke gënjyer qytetarët se do të përfitonin azil në vendet e BE.
“Organizuesit e gjithë kësaj ishin disa agjenci turistike që mbushnin autobusët dhe bëhej fjalë për udhëtime të organizuara dhe jo individuale”, tha kryeministri serb.
Ai tha se këto organizata po hetohen, tre prej tyre janë nga Maqedonia dhe ato kalojnë nëpër Serbi. Nëse gjejmë të tilla në Serbi do të ngremë padi kundër këtyre personave që shpërndajnë informacione të gabuara”, tha kryeministri serb pasi doli para medias bashkë me Presidentin e Komisionit Evropian Hose Manuel Barroson.
Ky i fundit ndërkohë tha se “heqja e vizave është progres që duam ta ruajmë me vendet ku u aplikua dhe ta shtrijmë dhe në vende të tjera por është e rëndësishme të shihet se liberalizimi i vizave funksionin siç duhet”-citon Alsat, Maqedoni.
Kryeministri serb u mundua të argumentojë se azilkërkuesit kanë paraqitur arësye ekonomike dhe jo politike dhe kjo sipas tij është shkaktuar nga niveli i ulët i jetesës në zonat nga po vijnë refugjatët. (Lajmifundit)







