Friday, Sep 03rd

Last update:10:58:51 PM GMT

You are here: Politika Politika Berisha me gratë e PD-së: Me ju fitojmë zgjedhjet e 2011

Berisha me gratë e PD-së: Me ju fitojmë zgjedhjet e 2011

E-mail Print PDF
Berisha me gratë e PD-së: Me ju fitojmë zgjedhjet e 2011

TIRANE – Kryeministri Sali Berisha mbajti një takim me gratë e Partisë Demokratike me rastin e fetsës së 8 marsit.
Kryetari i Partisë Demokratike u prentoi grave të kësaj force politike më shumë akses në vendimarrje ndërsa përmendi edhe zgjedhjet lokale të 2011.
"Ne ia dolëm që në 28 qershor të realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë ju ftoj ju të vazhdojmë betejën tonë, të ecim të sigurtë drejt zgjedhjeve lokale, të sigurtë për një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, për një fitore të merituar", tha kryeministri Sali Berisha në takimin me gratë demokrate në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në ditën e festës së Gruas, Kryeministri tha se barazia gjinore është një sfidë për qeverinë e drejtuar prej tij në të cilën sipas shefit të ekzekutivit, deri tani janë hedhur hapa madhorë. (Lajmifundit)