Lajmi Fundit - lajmet e fundit nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota

Thursday, Jul 29th

Last update:10:32:13 PM GMT

You are here: Politika Politika Rezoluta për vizat, Dade: PS në Kuvend për ëndrrën e shqiptarëve

Rezoluta për vizat, Dade: PS në Kuvend për ëndrrën e shqiptarëve

E-mail Print PDF
Rezoluta për vizat, Dade:  PS në Kuvend për ënderrën e Shqiptarëve

TIRANE - Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste Arta Dade deklaroi në

seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, se “çështja e integrimit të vendit në familjen e demokracive evropiane ka gjetur angazhimin e opozitës”.
“E kemi parë kurdoherë në sytë e shqiptarëve ëndrrën për integrimin e vendit dhe jemi angazhuar në qeveri apo opozitë për të realizuar këtë”- tha Dade.
Sipas saj, prania në Kuvend edhe pse ka një problem të pazgjidhur, provon këtë pa asnjë fije dyshimi.
“Sot është dita ta përfaqësojmë ëndrrën e shqiptarëve për të lëvizur lirisht në evropën e lirë. Është dita të shprehim njëzëri dëshirën e të reja dhe të rinjve për të shëtitur të lirë botën.
Sot është dita ta kërkojmë të drejtën e privuar të prindërve, motrave dhe vëllezërve”, tha Dade në seancën e sotme të Kuvendit ku pritet të votohet rezoluta e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për liberalizimin e vizave. (Lajmifundit)