Thursday, Sep 09th

Last update:05:55:58 PM GMT

You are here: Politika Politika Qeveria kursen në “mallra luftimi”, jep 700 milionë për NATO-n

Qeveria kursen në “mallra luftimi”, jep 700 milionë për NATO-n

E-mail Print PDF
Qeveria kursen në “mallra luftimi”, jep 700 milionë për NATO-n

TIRANE – Qeveria e Shqipërisë miratoi sot me vendim kryerjen e pagesës së Shqipërisë për këtë vit në formën e kontributit për fondin e përbashkët të NATO-s.


Shuma financiare, sipas vendimit të qeverisë, është 70 (shtatëdhjetë) milionë lekë të reja. Vendimi është paraqitur në qeveri si projekt nga Ministria e Mbrojtjes.
Kjo e fundit, ka propozuar që fondi për pagesën e kontributit të anëtarësisë në NATO, të përballohet duke kursyer në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, për zërin e quajtur “mbështetja e luftimit”.   
“Në programin 02150, “Mbështetja e luftimit”, në shpenzimet korrente, artikulli 602, “Mallra dhe shërbime”, të pakësohet fondi prej 77 000 000 (shtatëdhjetë e shtatë milionë) lekësh,  për repartin ushtarak nr.4300, Tiranë”, thuhet në vendim.
Më poshtë, vendimi i plotë i qeverisë:
V E N D I M PËR
KRYERJE PAGESASH, NË FORMË KONTRIBUTI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES NË FONDIN E PËRBASHKËT TË NATO-S DHE PËR RISHPËRNDARJE FONDESH BUXHETORE NDËRMJET PROGRAMEVE TË MIRATUARA PËR KËTË MINISTRI, NË BUXHETIN E VITIT 2010
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 11, të nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1.     Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet njësisë shpenzuese, Drejtoria e Administratës dhe Shërbimeve, të kryejë pagesën, në vlerën 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekë, në formë kontributi, në fondin e përbashkët të NATO-s, për të mbështetur ngritjen e Forcës së Sigurisë në Kosovë.
2.     Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet njësisë shpenzuese, Drejtoria e Administratës dhe Shërbimeve, të kryejë pagesën, në vlerën 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, në formë kontributi, në fondin e përbashkët të NATO-s, për të mbështetur nismën “HIP Helicopter Task Force (HIP HTF).
3.     Në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, miratuar për vitin 2010, të bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon:
a)     Në programin 01110, “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi”,  artikulli 605, “Transferta korrente të huaja”, të shtohet fondi prej 77 000 000 (shtatëdhjetë e shtatë milionë) lekësh, për Drejtorinë e Administrimit dhe Shërbimit, në këtë ministri.
b)     Në programin 02150, “Mbështetja e luftimit”, në shpenzimet korrente, artikulli 602, “Mallra dhe shërbime”, të pakësohet fondi prej 77 000 000 (shtatëdhjetë e shtatë milionë) lekësh,  për repartin ushtarak nr.4300, Tiranë.
4.     Efektet financiare, që rrjedhin nga  zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxhetit i Ministrisë së Mbrojtjes, miratuar për vitin 2010.
5.     Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe  botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA