Në Sarajevë sot mbahet samiti i përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit perëndimor,
ku pritet të rikonfirmohet perspektiva evropiane e rajonit dhe të mbështetjes së BE-së ndaj kësaj perspektive.
Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se pjesëmarrja dhe përfaqësimi i barabartë i Kosovës me shtetet e tjera në Sarajevë është njohje unanime ndërkombëtare për vendin.
Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Skender Hyseni.
Dje shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Ketrin Ashton tha se“integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane të popujve mbetet një nga sfidat e fundit për të ndërtuar Evropën e bashkuar dhe demokratike”.







