BRUKSEL – Lajmifundit – Vendet e Bashkimit Europian nuk kanë rezerva për liberalizimin e vizave me
Shqipërinë dhe Bosnjen.
Deklarata është bërë nga Ministri i Brendshëm i Spanjës, Alfredo Perez Rubalcaba.
Ai e bëri këtë deklaratë për median pas takimit të Minisrave të Brendshëm të BE-së në të cilin është diskutuar pikërisht iniciativa për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën.
Ministri spanjoll tha megjithatë se disa prej vendeve të BE-së janë të shqetësuara nëse dy vendet e Ballkanit u kanë plotësuar krejtësish kriteret për përfitimin e lëvizjes pa barriera në zonën shengen.
Ministri Spanjoll i cili nuk shprehu rezerva u bëri apel Shqipërisë dhe Bosnjës, se kanë ende punë për të bërë ndërkohë që tha se në takimin e ministrave të BE-sënuk pati rezerva politike për liberalizimin e vizave.
“Ka mbetur edhe pak rrugë për të bërë nga të dy vendet deri në plotësimin e standarteve”, shtoi ministri duke paralajmëruar Shqipërinë dhe Bosnjën se BE po ndjek nga afër ecurinë e reformave në të dy vendet.







