TIRANE – Partia Demokratike deklaroi sot se është e gatshme për dialog politik me opozitën në tryezën e Presidentit Bamir Topi ndërsa akuzoi kryetarin e PS-së Edi
Rama se po kërcënon me protesta.
“Partia Demokratike mbështet rezoluten e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe është e vendosur që udhëzimet e saj ti bëjë realitet”, tha zëdhënësja Erla Mëhilli.
Sipas saj, me pretendimet se kryeministri Berisha po kushtëzon tryezën e dialogut, Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama po përpiqen të mbulojnë interpretimin kokëposhtë që po i bëjnë rezolutës së KiE për Shqipërinë, e cila kërkon dialog politik, ndërprerjen e bojkotit ndaj Kuvendit dhe hetimin e zgjedhjeve në Kuvend.
“Partia Demokratike deklaron se është e gatshme në çdo kohë të firmosë një dokument-marrëveshje e cila përcakton zbatimin e Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KiE për Shqipërinë”, tha zëdhënësja e PD-së. (Lajmifundit)







