Friday, Sep 03rd

Last update:10:52:27 PM GMT

You are here: Politika Shqiperia Tri skenaret e zgjidhjes se krizës në takimin Berisha-Rama

Tri skenaret e zgjidhjes se krizës në takimin Berisha-Rama

E-mail Print PDF
Berisha e Rama lënë presidencën, 4 skenaret në takimin me delegacionin e KiE

TIRANE – Pas takimit te zhvilluar në Presidencë mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, në praninë e Presidentit dhe

delegacionit prej dhjetë anëtarësh të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, palet kane rene dakord te vazhdojne diskutimet ne tri skenare te mundshme per zgjidhjen e krizes.
I pari që ka lënë Presidencën, ka qenë kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga Astrit Patozi, ndërsa më pas ka dalë Edi Rama i shoqeruar nga Gramoz Ruçi.
Burime të konfirmuara nga takimi thanë se në praninë e përfaqësisë së lartë të APKiE, gjatë takimit janë diskutuar disa skenare të mundshme për zgjidhjen e krizës:
1.Hapje e pjesëshme e kutive të 28 qershorit,
2.Hapje e kutive për të cilat nuk ka vendim Gjykate (nga Kolegji Zgjedhor)
3.Dergimi në Komisionin e Venecias i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Komisionet Hetimore për të shqyrtuar nëse komisione të tilla mund të marrin vendim për hapjen e kutive të shqyrtuara nga Kolegji Zgjedhor.
Zyrtarisht konfirmpohet se bidesimet do të vazhdojnë por axhenda dhe kohëzgjatja e tyre nuk është ende e qartë. Zyra per media e Presidences, tha se negociatat do te vazhdojne me 23 shkurt 2010 kur palet pritet te kene te tjera takime ne prani te delegacionit te APKiE dhe Presidentit te Republikes.  (lajmifundit)