TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi tha so se opozita braktisi nismën parlamentare për
një rezolutë lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.
Në një konferencë shtypi, Bumçi tha se komisioni parlamentar i Integrimit mori sot në shqyrtim propozimin e grupit kuvendor të PD-së, për votimin e një rezolute në lidhje me liberalizimin e vizave për Shqipërinë.
“Komisioni i Integrimit mori ne shqyrtim rezoluten qe do te miratohet diten e enjte në Parlament”, tha Bumçi.
“Ne prisnim qe deputetet te vinin ne komision dhe te beheshin pjese e kesaj rezolute. Kjo nuk eshte ceshtje politike, por jetike per te gjithe shqiptaret”, u pohoi deputeti i PD-së, Aldo Bumci.
Ai bëri thirrje dhe tha se shprson që deputetët e PS-së të cilët kanë depozituar emrat për pjesëmarrje në të gjitha komisionet, të jenë prezentë të Kuvend ditën e enjte kur pritet të miratohet projektvendimi për rezolutën e propozuar nga grupi parlamentar demokrat. (Lajmifundit)







